Flash

Video/ Turpërim në Old Trafford për Ronaldon: Liverpool ‘masakron’ me 5 gola United

Lapsi.al 24 October 2021
Video/ Turpërim në Old Trafford për Ronaldon: Liverpool

Sukses i jashtëzakonshëm për Liverpool në Old Trafford: United u shemb 5-0 nën goditjet e Keita, Diogo Jota dhe tregolëshit të Salah. Reds bënë diferencën që në pjesën e parë duke u kthyer të dytët në Premier League menjëherë pas Chelseat. Humbje surprizë për Tottenhamin, i cili u dorëzua 1-0 ndaj West Ham: goli i Michail Antonio në minutën e 71. Hammers ngjiten në vendin e katërt. Leicester mundi Brentford 2-1 me golat e Tielemans dhe Maddison.

Shuplakë tronditëse në Old Trafford nga Liverpool, i cili në mënyrë efektive e nxorri Manchester Unitedin nga lufta për kampionatin dhe rimori vendin e dytë (-1 nga Chelsea) kundër City. As 5 minuta lojë dhe të kuqtë kaluan përpara: filtri i Milner për Salah i cili i shërbeu Keitas në qendër, me mesfushorin që mposhti De Gean. Mendoi Diogo Jota të sigurojë rezultatin, duke shënuar golin e dytë në minutën e 13, në krosimin e Alexander-Arnold. Cristiano Ronaldo ishte totalisht jashtë loje dhe mund të shihej vetëm në minutën e 22, kur një kundërsulm nga Djajtë e Kuq përfundon me një goditje të pasaktë nga ylli portugez.

Një goditje e fortë nga Greenwood detyroi Alisson të bëjë ndërhyrjen vendimtare mes shtyllave, ndërsa në frontin e kundërt, De Gea shpëton skuadrën e tij nga kapitullimi, duke hipnotizuar Salah. Por goli i egjiptianit shtyhet vetëm për në minutën e 38': Keita shërbeu për numri 11 që firmos 0-3 e çmendur në Old Trafford. Ka ende kohë për golin e dytë personal të Salah, i pashqetësuar në sugjerimin e Diogo Jotas, përpara pushimit. Salah bën tris me një prekje inteligjente duke mposhtur sërish De Gean, që bëri cmundi ndaj Henderson. 0-5 dhe errësirë e plotë për United: goli i flamurit i Ronaldos anullohet nga VAR, që ndërhyri edhe për të kuqen direct ndaj Pogba, për një faull të rëndë ndaj Keita. Djajtë e Kuq zhyten tani në -8 nga maja e renditjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI