Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Lapsi.al 25 October 2021
Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”
Edi Rama ka marë rolin e flamurtarit të promovimit të “Ballkanit të hapur” përballë skepticizmit të fortë të BE-së. Në një shkrim për Politico.eu ai ka mbrojtur pak a shumë të njëjtat teza që ua tha në sy edhe liderve europianë në samitin e Bërdos, në fillim të këtij muaji. Duke qenë i bindur se e ftet më mirë gjuhën e europianëve se sa nismëtari i këtij projekti, Aleksandar Vuçiç dhe i vetësigurtë, se i jep idesë më shumë ngjyrime sesa i zakonshmi deri në monotoni, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, ka nisur ofensivën. Thelbi i saj është i thjeshtë: Ti vërë në duke me “guxim” BE-së gjithë mosfunksionimin, moskoherencën dhe paaftësinë e mbajtjes së premtimeve, për ti kërkuar pastaj një pazar: na mbështesni për “Ballkanin e hapur”.

Analiza/ Rama për “Politico”, si promovues i Ballkanit të Hapur

Edhe në shkrimin e tanishëm edhe në samitin e Sllovenisë ai e ka luajtur në mënyrë perfekte këtë rol. Ai ka vënë në dukje absurditetin e moshapjes në negociatave me Maqedoninë e Veriut, një shtet që për të arritur këtë u tregua i gatshëm të ndryshojë edhe emrin, ai ka shigjetuar cinizmin e mbajtjes së burgosur pa viza të kosovarëve, ai ka nxjerrë në pah mungesën e koherencës mes Komisionit në Bruksel, që jep  rekomandime pozitive dhe shteteve anètare që na rrefuzojnë parreshtur. Por duke i bërë Europës procesin e idealizmit të saj dhe duke i kujtuar se ajo “po humbet fytyrën përpara ballkanasve” Rama nuk harron të tregojë asnjë herë edhe monedhën e shkëmbimit me tezën e tij tashmë të famshme: “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ajo së paku mund të vijë këtu”.

Rama i kërkon BE: “S’po na integroni, por mbështesni Ballkanin e Hapur”

Një nga rrugët e këtij pazari është që Unioni të mbështesë “Ballkanin e hapur”. Edi Rama e kërkoi këtë po aq troć në Samitin e Sllovenisë sa edhe tani së fundi në shkrimin për “Politico”. Por, pavarësisht sa i drejtë, parimor apo në interes të shqiptarëve është ky qëndrim i kryeministrit, ai ka një problem të madh moral. Sepse ai vjen pikërisht në kohën, kur me këmbëngulje dhe qartësi, BE tregoi se nuk është pro kësaj nisme. Fillimisht kancelarja Anxhela Merkel, e pyetur në Tiranë enkas për të, theksoi se asgjë nuk mund të mbivendoset mbi procesin e Berlinit.

Merkel sfumon “Ballkanin e hapur”, Rama e shfrytëzon për të sulmuar Prishtinën

Disa ditë pas saj edhe presidentja e BE, Ursula Von der Leynden, në krah të Edi Ramës theksoi se komisioni mbështet vetëm projekte gjithë përfshirëse, me gjashtë vendet brenda (ndërkohë që Kosova Bosnja dhe mali i Zi e kanë refuzuar deri më tani pjesmarrjen).

Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan”

Po ku është problemi këtu? Për të kuptuar atë duhet të kthehemi në gjenezë të këtij projekti, atëherë kur Vuçiç, Rama dhe Zaev e pagëzuan në Novi Sad si mini- shengen krijesën e tyre që sot ka ndërruar emër. Të gjithë kujtohen se dy vite me parë u bë një zhurmë e madhe pasi e gjithë opozita, zëra kritikë në opinion dhe e tërë klasa politike kosovare e dënuan planin e krijimit të një Jugosllavie të re. Atëherë Rama dhe mbështetësit e tij publikë përdorën të vetmin argument që kishin në dorë: “ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së”.  Mashtrimi edhe njëherë e pati jetën e shkurtër. Vetë fakti se Rama po i kërkon vendeve të Unionit që si shkëmbim për ndërprerjen e rrugës së integrimit, të mbështesin nismën e tij dhe Vuçiçit e tregon këtë.  Dhe këtu del qartë në pah roli i tij prej pazarxhiu. Sepse në fillim i kërkoi shqiptarëve të pranonin “Ballkanin e hapur”, pasi atë e mbështeste BE-ja, ndërsa tani i kërkon BE të ndezë dritën jeshile për “Open Balkan”, nga që është duke humbur fytyrën në rajon. Mjafton të lexohen me vëmendje këto pirueta për të kuptuar se kryeministri Shqiptar po bëhet flamurmbajtësi i një ideje që përpos tij dhe presidentit serb, nuk e duan as në vendin që përfaqëson, as në kontinentin e vjetër.  ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Basha vazhdon t'i bjerë murit me kokë

Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi mund të mposhtet me procedura. PD ka paraqitur në parlament tre projekte për ndryshimin e kushtetutë...

13:55

Vazhdimi i revolucionit të Shën Valentinit

Konluzioni i përbashkët i të gjitha analizave, menjëherë sapo dolën shifrat e para të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ishte rezultati shumë më i ulët që mori Vetëv...

07:34

Ku do ndalet Berisha?

Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga ra...

20:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI