Flash

As Hysaj nuk shpëton, zbulohet prapaskena me Sarrin: i ka kërkuar skuadrës nëse donin "kokën" e tij

Lapsi.al 25 October 2021
As Hysaj nuk shpëton, zbulohet prapaskena me Sarrin: i ka kërkuar

Lazio në krizë i falet tani grumbullimit, siç nuk kishte ndodhur që nga 3 dhjetori 2018: edhe atëherë vendimi kishte ardhur pas një disfate në Bentegodi, por ishte Chievo, këtë herë ishte radha e Veronës për të hapur reflektimet në shtëpinë e bardhekaltërve. Shtatëmbëdhjetë gola të pësuar në nëntë ndeshje, hera e fundit e një britëshie të tillë difensive kishte ndodhur në kampionatin 1983/84. "Më vjen turp, nuk mund të vazhdojmë kështu: fitoni nëse impenjoheni, jo se quhesh Lazio. Është çështje mentaliteti para së gjithash", këto janë fjalët (sipas Il Messaggero) që Sarri i ka thënë skuadrës në dhomat e zhveshjes pas 1-4 nga e cila skuadra kryeqytetase doli e dërrmuar.

Gjatë javës trajneri kishte punuar me mendjen e lojtarëve, madje edhe me intervista private, derisa ka arritur edhe të pyesë grupin, si një lloj provokimi, nëse ata donin "kokën" e tij. Tani në vend të kësaj ka ardhur koha e 'shkopit': "Nëse luani kështu do të thotë që nuk po hyj dot brenda jush, le të shikojmë njëri-tjetrin në fytyrë dhe të zgjidhim çdo problem", këto janë arsyet që çuan në vendimin për të shkuar në grumbullim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI