Flash

Autoblinda gjermane frikëson Europën: askush si Bayerni i ri

Lapsi.al 25 October 2021
Autoblinda gjermane frikëson Europën: askush si Bayerni i ri

Një autoblindë e vërtetë, që duket se nuk ka ndërmend ta ndalojë. Ky është Bayern Munich i ri i magjistarit Julian Nagelsmann, i cili nuk pati as më të voglin problem për të marrë trashëgiminë e Flick. Askush në të gjithë Evropën nuk udhëton drejt mesatareve të afrueshme me ato të gjermanëve, të cilët në Bundesligë, ashtu si në Ligën e Kampionëve po fluturojnë, fjalë për fjalë, ashtu si u pa në javën e fundit të kampionatit, me 4-0 e pastër ndaj fatkeqit Hoffenehim, me Nagelsmann që ishte pozitiv me Covid e që e drejtoi ekipin nga shtëpia me "smart working".

Në Gjermani, edhe pse kanë vetëm një pikë më shumë në renditje se Borussia Dortmund i yllit Haaland, bavarezët kanë një mesatare marramendëse prej 33 golash të shënuar në 9 ndeshje, 3.66 për takim, gjë që i bën sulmi më i mirë evropian absolutisht.

Akoma edhe më të mira janë shifrat jashtë kufijve gjermanë, ku me 12 gola në 3 ndeshje të Champions League, pa pësuar as edhe një, kanë dërguar mesatarisht 4 topa në rrjetë për ndeshje, me kualifikimin për në 1/8 të hipotekuar në një grup me Benficën, Barcelonën, e masakruar me rezultatin 3-0 në Camp Nou dhe Dinamo Kiev.

Lideri i golashënuesve është gjithmonë Robert Lewandowski, që është vërtetë 33 vjec por nuk i shfaq në fushë. Me 10 gola në Bundes, 5 në Ligën e Kampionëve, qendërsulmuesi polak ende arrin të bëjë më mirë se jashtëtokësori Haaland, i cili aktualisht është 5 gola prapa.

Të gjithë kundërshtarët janë të paralajmëruar, në Mynih nuk e kanë harruar ende eliminimin e vitit të kaluar në çerekfinale, përballë Paris Saint Germain, autoblinda Bayern shyp gjithcka i del përpara, me një dëshirë të madhe për hakmarrje dhe për të rimarrë Champions League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI