Flash

"Është herët për ta nxjerrë Partizanin nga loja": Shehi merr arratinë në renditje, i vetmi pa asnjë humbje

Lapsi.al 25 October 2021
"Është herët për ta nxjerrë Partizanin nga

"I kënaqur 100%: E thashë që nga mënyra si dolëm sot, kemi për të përmirësuar, por është derbi dhe nuk mbaj mend një derbi që ka pasur cilësi. Nervat janë të tendosura dhe gjendja e lojtarëve është e ngarkuar". Orges Shehi po e shijon fitoren e tij të parë në derbin kryeqytetas si trajner, që për më tepër, shoqërohet më shkëputjen në krye të renditjes. Tirana në planin agonistik ka bërë një ndeshje të madhe, edhe pse rastet ishin të pakta: "Në pjesën e dytë lamë Seferin më lart, duke rrezikuar në mbrojte. U përpoqëm të marrim topin dhe ta nisnim në sulm, por nuk na doli. Dhe kur doli topi se gjetëm Taulantin, kërkuam Ngonë të mbante topin. Të mbyllësh ndeshjen është gjë e mirë, por jo gjithmonë të dalin strategjitë".

Bardheblutë janë skuadra e vetme që nuk kanë pësuar asnjë humbje në gjashtë javë kampionat e tani të gjithë në ambjenin bardheblu kanë filluar të shohin larg: "Pas rezultateve te mira sigurisht pritshmëritë rriten. Lojtarët porriten dita-ditës dhe kjo na jep shpresë. Do të na duhet të riparojmë disa defekte, por javë pas jave do t’i rikuperojmë. Dihet ca rëndësi ka derbi dhe çfarë do të thotë në aspektin psikologjik për lojtarët".

Nëse bardheblutë nuk kanë humbje, Partizani nuk ka fitore ende pas gjashtë javësh, por pavarësisht kësaj, Shehi nuk do ti nxjerrë kaq shpejt nga lufta për titull: "Unë mendoj që është herët, ka shumë javë në lojë. Na gëzon vazhdimësia jonë, kemi marrë fitore me skuadra të forta. Këtë vit bie shprehja kampionati fitohet me 4 skuadra, pasi janë 7. Vlejnë shumë përballjet direkte, është herët për të nxjerrë Partizanin nga gara”, përfundoi durrsaku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI