Flash

Faktori “Balluku”/ Veliaj ul kokën për çlirimin e transportit publik në Tiranë

Lapsi.al 25 October 2021
Faktori “Balluku”/ Veliaj ul kokën për çlirimin e

Futja e Belinda Ballukut për të zgjidhur ngërçin që përfshiu transportin publik të Tiranës ka qenë efektive për gjetjen e menjëhershme të marrëveshjes mes kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe operatorëve të linjave të transportit urban.

Prej fillimit të kësaj jave në terren doli vetëm 50% e flotës së autobuzëve. Në stacionet e Tiranës dhjetëra qytetarë u panë të qëndronin në pritje për të kapur autobuzin e radhës, që ishte gjithnjë në vonesë për shkak të reduktimit të mjeteve.

Por kërkesat për rimbursim të taksave të naftës ranë në vesh të shurdhër, pavarësisht paralizimit të qarkullimit në Tiranë. Madje Erion Veliaj tregoi një papërgjegjshmëri të rrallë dhe udhëtoi në Tel-Aviv për të folur mbi disa ide inovative, ndërkohë që në Tiranë qytetarët kishin mbetur stacioneve të autobuzëve.

Pikërisht në këtë moment, Rama dërgoi për një takim me operatorët e linjave urbane, Belinda Ballukun, Ministrja e Infrastrukturës e cila përflitet në radhët e socialistëve për ambicien e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe: Belinda Balluku në “garë” me Elisën, tregon herët kur ka qarë për Edi Ramën dhe PS-në

Lexo edhe: Investigimi/ Zbulohet pasuria e Belinda Ballukut, mban mbi 92 mijë euro në shtëpi

Lexo edhe: Përgjimi whatsapp: “i takoi vetë shefja”/ Belinda Balluku legalizime për vota (VIDEO)

Në takim me Ballukun nuk u kursyen kritikat publike për Erion Veliajn dhe shurdhërinë e Bashkisë së Tiranës ndaj kërkesave të operatorëve të transportit urban. Prania e Ballukut, pati efekt të menjëhershëm.

Të nesërmen në mëngjes, Veliaj ishte në Tiranë. Sot në një takim me operatorët e transportit public u ofroi 1 milion euro subvencione për TVSH dhe akcizën e naftës, me kusht që autobuzët të pajisen me GPS. Operatorët pranuan.

“Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë një subvencion prej 1 milion eurosh. Cilësinë e rrit vetëm transparenca, përdorimi i GPS, aboneja e formalizuar, dhe jo subvencioni. Por, duke qenë se jemi në kushte të jashtëzakonshme kam marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Si fillim, angazhohemi edhe për subvencionin e TVSH-së dhe akcizës, që do e japë bashkia e Tiranës cash për operatorët, por sigurisht që do monitorohet me transparencë, me GPS dhe me mënyrën e formalizimit të shitjes së aboneve, në të kundërt në nuk kemi bërë asgjë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u duk nervoz gjatë mbledhjes dhe nuk i kurseu kërcënimet publike, për disa prej operatorëve në lidhje me abuzimet me abonetë.

“S’mund të kemi skena si ato që ndodhën vjet, ku arrestohen operatorët me abone e bileta false. Kjo është marrëdhënie besimi, duhet fillimisht të keni besim te njeri-tjetri. Në momentin që ne vazhdojmë shesim nën dorë, është për turp”, deklaroi Veliaj.

https://lapsi.al/2021/07/28/lufta-brenda-llojit-pse-po-nxehen-gjakrat-ne-ps-para-krijimit-te-qeverise-se-re/

Kryebashkiaku Veliaj nuk është nervozuar kot. Me një opozitë të cfilitur nga lufta e brendshme, vëmëndja për të ka qenë e pakët. Por Rama sapo i ka emëruar si hije, një kandidate potenciale për Bashkinë e Tiranës, Belinda Ballukun.

Për çdo situatë problematike që mund të krijohet në Tiranë në të ardhmen, mjafton prezenca e Ballukut dhe Veliaj do të jetë vazhdimisht nën presion. Në fund të fundit, sado i përkëdhelur të ketë qenë deri tani, edhe për të vlen shprehja "të gjithë të nevojshëm, por asnjë i domosdoshëm"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI