Flash

Inzaghi i tërbuar me penalltinë, sheh skenare: "Guida na hoqi fitoren, arbitri ishte aty e pa, pastaj ai e thërriti"

Lapsi.al 25 October 2021
Inzaghi i tërbuar me penalltinë, sheh skenare: "Guida na hoqi

Simone Inzaghi nuk ka dyshime pas ndeshjes së përfunduar 1-1 në shtëpi me Juventus, që mori barazimin falë një penalltie nga Dybala në minutën e 89-të: "Më vjen keq sepse bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Duhet të kishim më shumë vëmendje, pastaj Guida (arbitri në Var) na hoqi një fitore që do të ishte e merituar – ishin fjalët e teknikut - Episodet bëjnë diferencën, mungonte 1 minutë dhe me siguri Guida mund edhe të mos ndërhynte, sepse penalltia edhe mund të mos ishte".

“Ishte e vetmja mënyrë që mund të pësonim gol, na vjen keq sepse udhëhoqëm nga fillimi në fund pa pësuar asgjë, janë dy pikë të hedhura që nuk më pëlqejnë – ishin fjalët e trajnerit zikaltër për Dazn –. Arbitri është aty dy metra larg, e sheh dhe thotë se gjithçka është në rregull, më pas e thërrasin... E jona ishte një paraqitje shumë e mirë ndaj një kundërshtari të vlefshëm, në të cilin meritonim më shumë”. Pastaj një koment për përjashtimin e tij: "Qendron, gjesti im i zemërimit sigurisht që nuk ishte i këndshëm për tu parë, por kur sheh gjëra të tilla ...".

Inzaghi tha se në përgjithësi ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij: "Ne u shypëm në pjesën e dytë? Nuk pata këtë përshtypje, nuk u futëm kurrë në telashe. Sigurisht që mund të kishim kushtuar më shumë vëmendje me rastin e penalties, ishim gjashtë kundër një... Dumfries mund të kishte qenë më i kujdesshëm, por arbitri ishte afër dhe bëri një shenjë të qartë se nuk kishte asgjë. Në pjesën e parë ne bëmë presing në të gjithë fushën vuajtëm, në pjesën e dytë e dinim se mund të luanin Chiesa, Dybala dhe të tjerë lojtarë shumë të rrezikshëm, kështu që ishim më kompakt dhe u mbrojtëm më ulët, por lejuam zero goditje ndaj një skuadre shumë shumë të fortë. Të gjithë bënë mirë, e meta e vetme është rezultati, i cili na penalizon tej mase".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI