Flash

Kumbulla i përjashtuar, Mourinho e thotë hapur që ishte ndëshkim: "5 në tribunë? Unë vështirë se fal..."

Lapsi.al 25 October 2021
Kumbulla i përjashtuar, Mourinho e thotë hapur që ishte

"Pse i lashë pesë nga lojtarët që dolën në fushë në Conference League të enjten në tribunë? Po më vendosni në një situatë të vështirë, sepse ato janë gjëra dhe mesazhe për dhomat e zhveshjes. Dhe kjo, duke pasur këtë pankinë plot të rinj, ishte një mesazh i rëndësishëm. Ajo ndeshje në Norvegji ka mbetur në historinë time dhe është e vështirë për mua ta fal." Kështu José Mourinho, nga mikrofonat e Dazn-it, i është përgjigjur pyetjes mbi arsyen e vendimit të tij për të mos thirrur lojtarët që u turpëruan nga Bodo Glim për sfidën me Napolin.

Special One preferoi të mbante në tribunë lojataë si Kumbulla, Reynolds, Borja Mayoral, Villar dhe Diaëara për Roma-Napoli, që përfundoi 0-0, duke treguar se mund të bëjë fare mirë edhe pa ta, nëse kontributi që ata japin për verdhekuqtë është ai i parë në transfertën e humbur rëndë 5-0. Por, të paktën, 'Mou' synon t'i rikuperojë ato dhe këtë e ka bërë të qartë, duke i dhënë një rreze dritë në fundit të tunelit, mbrojtësit të kombëtares shqiptare: "Sigurisht - përgjigjet portugezi - Ata nuk janë lojtarë që kanë një kryq para fytyrave të tyre dhe ka mbaruar, absolutisht jo".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI