Flash

Moviola/ Inter ankohet kot për Cesarin: "E drejtë ndërhyrja e VAR"

Lapsi.al 25 October 2021
Moviola/ Inter ankohet kot për Cesarin: "E drejtë ndërhyrja

"Pas rrëzimit të Alex Sandros në zonë, arbitri bën gjeste të dukshme për të vazhduar lojën, madje, thotë çohu se asgjë nuk ka ndodhur. Në këtë moment VAR thërret Marianin që akordoi penalltinë. Këmba e djathtë e Dumfries godet atë të lojtarit të Juventusit. Naiviteti është absolutisht i dënueshëm". Kështu ish-arbitri Graziano Cesari ka bërë analizën e moviolës në “Presing”, në lidhje me episodin e Inter-Juve që çoi në barazimin e bardhezinjve dhe që shpërtheu zemërimin e zikaltërve. “Nga qëndrimet e arbitrit në fushë është e qartë se drejtuesi i ndeshjes nuk ka parë mirë, ndaj jemi përballë një gabimi të qartë dhe evident: kjo është arsyeja pse VAR ndërhyri”.

“Në fund të ndeshjes një menaxher i Interit shkon të kërkojë shpjegime nga arbitri, i cili iu përgjigj: “Kjo është një penallti e qartë – tregoi Cesari – Duhet të dallojmë kur ka një fakt objektiv – një shkelm – dhe subjektiv – si p.sh. fuqia e një shtytjeje. Këtu VAR duhet të ndërhyjë sepse ka një gabim të qartë të arbitrit brenda zonës së rreptësisë. Nëse do të kishte ndodhur jashtë zonës, VAR kurrë nuk do të kishte ndërhyrë ”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI