Flash

"#Solskjaerout" lojtarët kundër norvegjezit, The Guardian zbulon: "Conte negociata me United"

Lapsi.al 25 October 2021
"#Solskjaerout" lojtarët kundër norvegjezit, The Guardian

Pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpool, tifozët e tërbuar të Manchester United kanë kërkuar me ngulm largimin e teknikut Ole Gunnar Solskjaer. Nëse të pranishmit në Old Trafford u larguan herët nga stadiumi pasi pjesa e parë përfundoi 4-0, hashtagu #SolskjaerOut po mbizotëron në rrjetet sociale, por sipas asaj që zbulon The Guardian edhe disa lojtarë të Djajve të Kuq kanë dalë hapur kundër norvegjezit. Sipas gazetës, disa lojtarë të United e kanë vënë tashmë në diskutim Solskjaer dhe, gjithnjë sipas tyre, Antonio Conte është gati të diskutojë një marrëveshje të mundshme me klubin anglez.

Për momentin nuk ka ende asgjë zyrtare, por nga Anglia zërat për një akord të mundshëm të Contes me Djajtë e Kuq po fillojnë të bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Ish-trajneri i Juves, Chelsea dhe Inter zakonisht preferon të mos marrë frenat e një skuadre me sezonin në vazhdim, por për Utd mund të bëjë një përjashtim duke pasur mundësinë e madhe për t'u rikthyer në Premier League në krye të një klubi elitar.

Një mundësi që mund të realizohet në orët e ardhshme. Sipas mediave britanike, në fakt, United duhet së shpejti të marrin një qëndrim zyrtar ndaj Solskjaer duke komunikuar çdo vendim për shkarkimin ose konfirmimin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI