Flash

Video/ Shikoni festën e çmendur të Tiranës në dhomat e zhveshjes. Halili nuk fshihet:“Derbi ka shumë rëndësi për ne"

Lapsi.al 25 October 2021
Video/ Shikoni festën e çmendur të Tiranës në dhomat

Kore festive e euforike në dhomat e zhveshjes bardheblu, menjëherë pas fitores së Tiranës në derbi kundër Partizanit. Triumfi ka ekzaltuar lojtarët e Orges Shehit, në derbin e parë të tij si trajner të fituar. Ka qenë hera e parë edhe për të tjerë futbollistë, që pasi festuan bashkë me tifozët në fund të ndeshjes, nuk janë ndalur as në dhomat e zhveshjes, duke festuar si të çmendur.

Vendi i parë në renditjen e kampionatit, dicka legjitime për tu krenuar, pa harruar se erdhi edhe fitorja në derbi, pas dy ndeshjes pa sukses. E kështu, presidenti Refik Halili, në një prononcim të shkurtër pas ndeshjes është limituar të thotë: "Derbi ka shumë rëndësi për ne Kuptohet që është një ndeshje e rëndësishme, i ka rezultatet të gjitha brenda. Jemi të kënaqur që e fituam këtë ndeshje, shpresojmë të festojmë sonte dhe çunat të ecin para". "Për sa i përket klasifikimit, jemi në vend të parë, por për të folur për titull duhet punë e të fitojmë ndeshje të tjera që të ecim para. Sa i përket titullit, është shumë, shumë shpejt, kemi shumë punë për të bërë”, e mbylli Halili.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI