Flash

21 të arrestuar e 9 policë të plagosur: bilanc lufte në përleshjet e Marseille-PSG, përvijohen pikë penalizimi

Lapsi.al 26 October 2021
21 të arrestuar e 9 policë të plagosur: bilanc lufte në

Përsëri trazira në stadiumet franceze në javën e fundit të kampionatit. Ndeshja e mbrëmjes në Velodrome mes Marsejës dhe PSG-së, që përfundoi me rrjeta të paprekura, në fakt u njollos nga disa përplasje të dhunshme mes ultrasve vendas dhe policisë, të cilat, siç raporton RMC Sport, shkaktuan plagosjen e tetë policëve dhe një komisari (i cili do të qendrojë në spital për shtatë ditë), ndërsa çoi në 21 arrestime dhe mund të ketë pasoja të rënda në renditjen e vendasve.

OM ishte sanksionuar tashmë edhe dy herë të tjera nga Liga për sjelljen e tifozëve të saj dhe ndaj skuadrës së Sampaolit, në fakt, ishte në pritje dënimi me një pikë "pezull" pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Angers. Komisioni disiplinor i LFP do të vendosë të mërkurën, por duket shumë e mundshme që në këtë pikë të vendoset penaliteti dhe mund të paralajmërohen edhe mbyllje të pjesshme apo totale të Velodrome.

Para fillimit të ndeshjes, një person u arrestua pasi hodhi dy bomba tymuese drejt autobusit të skuadrës pariziene, ndërsa në hyrje të skuadrave në fushë ultrasit e Marsejës shpalosën një pankartë të gjatë kundër ligës franceze të futbollit, të përcaktuar "M*t". Në anën tjetër të Velodrome, filloi hedhja e dendur e bombave tymuese. Gjatë ndeshjes Neymar u godit nga një send i fortë teksa po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi dhe folësit të stadiumit iu desh t'u bënte thirrje tifozëve që t'u kujtonte se ndeshja rrezikonte të pezullohej.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI