Flash

"Divorci ishte firmosur, por mora një letër": Wanda Nara tregoi si sulmuesi i PSG i ndryshoi mendjen

Lapsi.al 26 October 2021
"Divorci ishte firmosur, por mora një letër": Wanda Nara
Wanda Nara rrëfen me detaje se çfarë ndodhi mes saj dhe Mauro Icardit javët e fundit, ndërsa është kthyer të publikojë një foto me bashkëshortin e saj në rrjetet sociale, duke mbyllur ndoshta përfundimisht kapitullin më të stuhishëm të historisë së tyre të dashurisë: “Kërkoja divorcin çdo ditë dhe në fund arritëm një marrëveshje - thotë gruaja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas të PSG-së në një postim të gjatë në Instagram -. Më pas më shkroi një letër, siç nuk kishte bërë askush më parë. Më bëri të kuptoj se nuk kam asgjë nëse nuk jam me të. U zgjodhëm sërish. Të dua Mauro Icardi".
"Fotografitë që kam postuar muajt e fundit tregojnë se sa shumë ishim të lumtur - ishin fjalët e Wandës -. Nga kjo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauros divorcin. Kur ai e kuptoi se nuk kishte më kthim prapa, më tha se nuk mund të vazhdonim më kështu, se nëse ndarja ishte e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund kaq shumë dhimbjeje, atëherë duhet ta bënim. Shkuam te avokati. Në dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne firmosëm akordin. Të nesërmen ai më shkroi një letër si askush nuk e kishte bërë më parë: 'Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj që të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur'. Dhe aty kuptova një gjë: se duke patur gjithcka nuk kam asgjë nëse nuk jam me të. Jam i sigurt se kjo kohë e keqe që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që të dy kishim lirinë për t'i dhënë fund lidhjes tonë 8-vjeçare, por me shpirtin tonë të lodhur së qari ne u zgjodhëm lirisht përsëri. Unë të dua".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI