Flash

Fundoset gomonia me emigrantë në brigjet e Greqisë, humbin jetën katër fëmijë

Lapsi.al 26 October 2021
Fundoset gomonia me emigrantë në brigjet e Greqisë, humbin

Ministri i Migracionit i Greqisë tha se katër fëmijë kanë vdekur, pasi një gomone që transportonte emigrantë nga brigjet e Turqisë, u fundos të martën pranë ishullit lindor grek, Kios.

Notis Mitarachi tha se 22 persona janë nxjerrë të gjallë dhe se së paku një migrant është ende i zhdukur.

“Me gjithë përpjekjet më të mira të rojës bregdetare, katër fëmijë – të gjithë nga mosha 3 deri në 14 vjeç – konfirmohen të vdekur”, shkroi Mitarachi në një postim në Twitter.

Ai e akuzoi Turqinë për mosrespektim të një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian.

“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimet nga bandat kriminale. Këto udhëtime nuk duhet të lejohen kurrë të ndodhin”, tha Mitarachi.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë – rreth 4 milionë – dhe thotë se BE-ja është e ngadalshme në përmbushjen e premtimeve për mbështetje financiare.

Migrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në vendet e BE-së janë kryesisht të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugore.

Të këshilluara

Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI