Flash

Newcastle vetëm refuzohet, tani edhe Ten Hag: "Këtu për ti krijuar bezdi klubeve të mëdha"

Lapsi.al 26 October 2021
Newcastle vetëm refuzohet, tani edhe Ten Hag: "Këtu për ti

Newcastle i pronësisë së re saudite e shkarkoi Steve Bruce, jo vetëm sepse skuadra e filloi sezonin në një mënyrë katastrofike, por mbi të gjitha sepse janë në kërkim të një menaxheri më interesant dhe më të tregtueshëm mediatikisht. Cështja është se Magpies kanë marrë vetëm refuzime deri tani: pasi u përpoqën pa sukses me Rodgers, Conte dhe Zidane, klubi më i pasur në botë duhet të zhgënjehet edhe njëherë. Erik Ten Hag ka refuzuar me delikatesë interesimin e Newcastle për të. "Kur rinovova kontratën time me Ajax, thashë: 'Mendoj se kemi një skuadër që mund ta zhvillojmë, duam të bezdisim skuadrat më të mira europiane'. E jemi në drejtimin e duhur", tha tekniku hollandez.

Duke pritur për të shpallur emrin e teknikut të ri, Graeme Jones do të udhëheqë provizorisht Newcastle nga pankina. Emrat e preferuar nga klubi tani janë reduktuar në vetëm dy. Ish-menaxheri i Borussia Dortmund, Lucien Favre është i pari në listën për të marrë vendin e Bruce, ndërsa pas tij vjen tekniku i Glasgow Rangers, Steven Gerrard. Favre, 63 vjeç, ka qenë pa punë që kur u largua nga Dortmund dhjetorin e kaluar dhe hodhi poshtë një ofertë nga Crystal Palace në qershor, por është gati të kthehet në rrugën e duhur në një klub që tani nuk ka kufizime financiare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI