Flash

Përplasja Poloni-BE/ Kryeministri Morawiecki: KE rrezikon Luftën e Tretë Botërore

Lapsi.al 26 October 2021
Përplasja Poloni-BE/ Kryeministri Morawiecki: KE rrezikon Luftën e

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Komisioni rrezikon “fillimin e luftës së tretë botërore” nëse zgjedh të mos i japë dritë jeshile planit të rimëkëmbjes polake.

Në një intervistë për Financial Times, kryeministri polak akuzoi Komisionin Evropian se na mban “një armë në kokë” mbi negociatat në lidhje me fondet për programin e rimëkëmbjes së Polonisë dhe kushtëzimin e sundimit të ligjit.

“Këto para duhet të ishin paguar tashmë. Kjo është një shkelje e procedurës nga Komisioni”, shtoi Morawiecki.

Ai gjithashtu kërcënoi se do të hakmerrej duke përfshirë potencialisht kundërshtimin ndaj politikës së BE-së për ndryshimet klimatike. Në intervistë, ai kërkoi që Komisioni të tërhiqte kërkesën për gjobat ditore të paguara nga Varshava për moszbatimin e vendimit të korrikut të Gjykatës së Drejtësisë për pavlefshmërinë e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë Polake.

 

 

“Ne do t’i marrim këto para herët a vonë,” tha ai, duke paralajmëruar se sa më vonë t’i marrim, aq më e fortë do të jetë prova se ekziston një trajtim i tillë diskriminues dhe një qasje diktatike nga Komisioni Evropian.

Të këshilluara

Zgjidhet presidentja e Bundestagut

Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikania e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefs...

14:44

Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI