Flash

Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Lapsi.al 26 October 2021
Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e saj me qira të automjeteve elektrike deri në fund të vitit 2022. Është blerja më e madhe ndonjëherë për automjetet elektrike dhe përfaqëson rreth 4.2 miliardë dollarë të ardhura për Tesla-n.

Të hënën, aksionet e Tesla-s u rritën me 7.7 përqind duke shënuar lëvizjen e saj më të madhe që nga Prilli. CEO i kompanisë, Elon Musk festoi momentin historik në Twitter një minutë para mbylljes së tregut. Në klubin e kompanive që vlerësohen 1 trilion dollarë, futen gjithashtu dhe Apple, Microsoft, Alphabet dhe Amazon.

“Tesla është lider në makinat elektrike, bateritë dhe autonominë. Kompania gjithashtu ka një numër teknologjish dhe veçorish që e lejojnë atë të jetë në nivel të lartë në makina dhe energji në afat të gjatë.”, tha analisti Adam Jonas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI