Flash

Tronditet Dortmund, problemi i Haaland është më serioz: rrezikon të mungojë deri në 2022-in

Lapsi.al 26 October 2021
Tronditet Dortmund, problemi i Haaland është më serioz: rrezikon

Tronditet Borussia Dortmund, që është në garë të plotë për titullin kampion në Bundesliga dhe problemi qendron tek njeriu simbol i tyre Erling Haaland. Dëmtimi i sulmuesit duket në fakt më i rëndë se sa pritej dhe fenomeni norvegjez mund të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2022. Fillimisht u mendua se problemi i ijeve që lojtari po e merr me vete prej disa javësh do ta linte jashtë fushës deri në dhjetor, por tashmë gjithçka duket se është komplikuar.

Sipas 'Bild', dëmtimi i Haaland po rezulton të jetë më serioz nga sa kishte supozuar stafi mjekësor dhe periudha e rikuperimit mund të zgjatet ndjeshëm. Hipoteza megjithatë është ende e pa konfirmuar nga klubi. Në fakt, për momentin nuk ka asnjë komunikim nga Dortmund në lidhje me dëmtimin e golashënuesit të tyre. Nëse zërat që qarkullojnë në media konfirmohen, Haaland do të detyrohet të anashkalojë disa sfida të rëndësishme: para së gjithash ndeshjen e kthimit me Ajax në Champions League (3 nëntor) dhe në kampionat ndeshjen e madhe me Bayern Munich (4 dhjetor).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI