Flash

Video/ Milan i pandalshëm nga Torino: granatat i hedh në 'erë' Giroud

Lapsi.al 26 October 2021
Video/ Milan i pandalshëm nga Torino: granatat i hedh në

Milan vazhdon të fitojë, edhe pse jo pa vështirësi, kundër një Torino që bëri jo pak rezistencë. Për ti dhënë shkëputjen skuadrës së Piolit në krye të renditjes mendoi Giroud. Java e dhjetë e Serie A është hapur në fakt me suksesin me përmbysje të Salernitanës ndaj Venezias dhe me barazimin 1-1 mes Spezias dhe Genoas.

MILAN 1-0 TORINO

Fitore minimale për Milanin në javën e 10 të Serie A: në San Siro, kuqezinjtë mundën Torinon 1-0 falë golit të Giroud në minutën e 14, duke u shkëputur në krye të renditjes. Lojë me shumë pak raste shënimi nga të dyja anët dhe e zhbllokuar nga francezi në zhvillimet e një goditje këndi. Giroud u tregua gati në shtyllën e dytë, në goditjen e Krunic. Reagimi i Torinos çoi vetëm në një traversë rokamboleske në minutën e 85′ me Praet. 28 pikë për kuqezinjtë e Piolit, që vazhdojnë të jenë të pamundur, ndërsa granatat janë të 13 me 11 pikë.

SALERNITANA 1-2 VENEZIA

Në Penzo, Salernitana ka arritur të imponohet me përmbysje 2-1 kundër Venezias: Bonazzoli (61') dhe Schiavone (95') iu përgjigjen avantazhit të Aramu në minutën e 14 për lagunarët, që luajtën me dhjetë lojtarë nga minuta e 67' për shkak të kartonit të kuq të Ampadu. Salernitana parakalon Cagliarin, duke lëvizur nga vendi i fundit dhe me 7 pikë i bashkohet në renditje Genoas. Venezia në anën tjetër është e 16 me vetëm një pikë më shumë.

SPEZIA 1-1 GENOA

Genova rrëmben një pikë të vlefshme në fushën e Spezias, së cilës në minutën e 86 iu mohua një fitore e mundshme, pa mundur të kalojë përtej 1-1. Në Picco, pak raste në pjesën e parë, me ndeshjen që u ndez sidomos në pjesën e dytë. Vendasit ishin afër avantazhit në minutën e 57, kur Gyasi goditi shtyllën me një diagonale të saktë, por më parë shënoi skuadra e Mottas në minutën e 66: pas goditjes së lirë nga Salcedo, ishte Colley që kaloi Spezian në epërsi, duke shkaktuar autogolin e portierit Sirigu. Në fund erdhi edhe barazimi i kuqebluve: Provedel rrëzoi Caicedon në zonë dhe Criscito, nga pika e bardhë, vendos rezultatin në 1-1 në minutën e 86. Spezia dhe Genoa fitojnë një pikë dhe ngjiten në 8 dhe 7 pikë respektivisht.

Serie A Italy

Spezia 1-1 Genoa

Venezia 1-2 Salernitana

AC Milan 1-0 Torino

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI