Flash

Dridhen Juventus e Napoli: hetohen 62 operacione merkato për manovra financiare

Lapsi.al 27 October 2021
Dridhen Juventus e Napoli: hetohen 62 operacione merkato për manovra

Një kërcënim i ri sillet mbi Serie A: dy vjet fitime kapitale, midis 2019 dhe 2021, dhe 62 operacione në merkato kanë përfunduar nën syrin e Komisionit Mbikëqyrës të Klubeve të Futbollit (Covisoc) dhe tani të dhënat janë në tryezën e Prokurorisë Federale. Siç raporton Repubblica, raporti iu dorëzua prokurorit të FIGC Giuseppe Chinè dhe Presidentit Gravina për të kërkuar që të hetohej natyra e operacioneve: Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat më të rrezikuara.

Për sa u përket bardhezinjve, nën objektiv janë kontratat e blerjes së kartonëve të lojtarëve si Franco Tongya dhe Marley Aké, dy lojtarëve që u këmbyen për 8 milionë euro secili dhe që sot luajnë përkatësisht në ligën e katërt franceze dhe në Serinë C. Operacione të tjera të Juventusit janë nën mbikëqyrjen e Covisoc, veçanërisht 42 transferime dhe 21 lojtarë të përfshirë për një xhiro prej 90 milionësh konkretisht, mbi të gjitha në vëmendje kanë qenë shkëmbimet me Barcelonën mes Pjanic-Arthur dhe me Manchester Cityn mes Cancelos dhe Danilos.

Edhe disa operacione të Napolit e kanë bërë të dyshimtë Covisocin, veçanërisht blerja e Osimhenit. Nga 4 lojtarët që përfunduan në Lille për 20 milionë, tre prej tyre tashmë janë rikthyer sot në Itali (dy në Serinë D dhe një në Serinë C), ndërsa tjetri është te skuadra e Lille por që nuk është aktivizuar kurrë.

Operacionet janë "të dyshimta", por ka një pyetje që vetë Covisoc ndoshta do të duhet të heqë dorë: si e përcakton nëse vlera e një shkëmbimi është e përshtatshme? Kjo ishte pikërisht pengesa mbi të cilën u ngritën hetimet në vitin 2018 për Milanin dhe Interin. Tani topi kalon te Chine.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI