Flash

Juventus nuk i përballon dot pagën: De Ligt i propozohet Chelsea, por kushton 103 mln paund

Lapsi.al 27 October 2021
Juventus nuk i përballon dot pagën: De Ligt i propozohet Chelsea, por

Nga Anglia vjen një detaj shumë i rëndësishëm për merkaton, që përfshin dy klube që luajntë në të njëjtin grup të Champions League. Sipas raportimeve nga Daily Star, në fakt, disa ndërmjetës i kanë propozuar Chelsea blerjen e Matthijs de Ligt, një mbrojtës që merr një pagë të lartë në Torino dhe që, për këtë arsye, mund të sakrifikohet në merkaton e verës së ardhshme për të sjellë likuiditet të konsiderueshëm në arkat e Juventusit.

Chelsea ka lejuar Kurt Zouma të largohej për te rivalët e Londrës, West Ham United në ditët e fundit të afatit gjatë merkatos së verës, pasi u arrit një marrëveshje me vlerë 29.8 milionë paund. Por trajneri Thomas Tuchel më pas dështoi në përpjekjet e tij për të nënshkruar me Jules Kounde, pasi londinezët refuzuan të përmbushnin kërkesën e spanjollëve të Sevillas, për cmimin e qendërmbrojtësit. Sipas medias italiane lojtari bardhezi ka fituar tashmë vëmendjen e Blues, pavarësisht se Juventus nuk dëshiron të shesë lirë asin hollandez.

Tuttosport ka pretenduar se një klauzolë lirimi me vlerë 103 milionë paund bëhet aktive në kontratën e De Ligt verën e ardhshme. Sipas njoftimeve që vijnë nga media, Mino Raiola, menaxheri i de Ligt, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit të klientit të tij nga Torino verën e ardhshme. Mbrojtësi 22-vjeçar ka treguar një nivel të mirë që kur iu bashkua Juventusit nga Ajax në një marrëveshje me vlerë fillestare prej 67.8 milionë paund dy vjet më parë, duke bërë më shumë se 80 paraqitje me bardhezinjtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI