Flash

Pogba vërsulet kundër 'The Sun' për Solskjaer: "Nuk kanë turp"

Lapsi.al 27 October 2021
Pogba vërsulet kundër 'The Sun' për Solskjaer:

Paul Pogba vërsulet kundër gazetarëve të 'The Sun'. Mesfushori i Mançester Junajtid, i cili sipas gazetës britanike kishte ‘përçmuar’ trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e humbur ndaj Liverpool, akuzoi tabloidin për përhapjen e lajmeve të rreme me një histori shumë të ashpër në Instagram.

“The Sun” shkruan gjithashtu se pas humbjes së rëndë ndaj Reds, menaxheri i Pogba, Mino Raiola, kishte ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës: “Shtypi kërkon të krijojë edhe një herë polemika me lajme të rreme 100%. Gënjeshtra të mëdha për të bërë lajm”, ka shkruar Pogba në shpërthimin e tij në rrjetet sociale. "Gazetarë që përdorin emrin tim për t'u shfaqur, kur nuk ka asgjë për të parë".

Duke nënvizuar respektin që ka për trajnerin, klubin dhe tifozët, mesfushori francez më pas shpjegoi se donte të dërgonte "një mesazh të qartë: sa më pak t'i lexoni këta njerëz, aq më mirë do të jeni. Ata nuk kanë turp dhe thjesht do thonë cfarë do lloj gjëje pa asnjë bazë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI