Flash

Tifozët "fitojnë" çdo ndeshje derbi: Tirana e Partizani prej vitesh dështojnë të superojnë ultrasit e tyre

Lapsi.al 27 October 2021
Tifozët "fitojnë" çdo ndeshje derbi: Tirana e

U bënë vite tashmë që nuk mbahet mend një ndeshje e madhe, duke përjashtuar nocionin agonistic të garës, mes Tiranës e Partizanit, sido të ketë qenë pozita e tyre në renditje. Derbi, një koncept që ka marrë një madhështi të paparë, që kur në lojë është krenaria e dominimit të kryeqytetit, por që përtej euforisë, entuziazmit e pritshmërisë, në fushë për nga bukuria është një zhgënjim i vazhdueshëm.

Gjëja e vetme impresionuese, në një sfidë të luftuar, nervoze e ku duket se më shumë se gjithcka të gjithë kanë frikë të mos e humbin, trajnerët të parët, janë tifozët me vizionin e tyre të shfaqur në koreografira sa ironike aq dhe ofensive apo pickuese, shumë më të bukura se veprimet e lojtarëve në fushë. Janë ata në fakt që mbajnë ritmin e lartë të broohoritjeve më shumë se vrapimet e protagonistëve të fushës, e sa për tu kthyer në derbin e fundit, ishin pikërisht këta tifozë, edhe me flakadanët që ndërprenë për 4 minuta ndeshjen në fillim të saj, që i dhanë atmosferën elektrizuese të një 90 minutëshi ku rastet e krijuara numëroheshin me gishtat e njërës dorë.

Nëse derbi kryeqytetas dukej apatik gjatë pandemisë se nuk kishte tifozët, ishte një konstatim i drejtë por i kuptuar më qartë me rikthimin e tyre: nuk ishte mungesa e zhurmës që zbehu bukurinë e ndeshjes, por ishte mungesa e spektaklit në fushë që dilte zbuluar pa efektet vizive e audio të atyre që mbajnë gjallë mitin e një ndeshje. Nuk kënaqemi me atë që shohim në fushë, por java e derbit dhe vetë sfida kanë lojtarin më të mirë…tifozët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI