Flash

Vdes në moshën 96-vjeçare i mbijetuari i Hiroshimës

Lapsi.al 27 October 2021
Vdes në moshën 96-vjeçare i mbijetuari i Hiroshimës

Luftëtari kryesor kundër armëve bërthamore në Japoni, i cili i mbijetoi sulmit të parë me bombë atomike në botë, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Sunao Tsuboi ishte rrugës për fakultet kur u godit nga shpërthimi në Hiroshimë më 6 gusht 1945, nga i cili pësoi djegie në të gjithë trupin.

Rreth 140,000 njerëz u vranë në atë sulm, kurse Tsuboi ia kushtoi jetën e tij fushatës për t’i luftuar armët bërthamore. Gjatë jetës së tij, Tsuboi u takua edhe me Barack Obamën gjatë vizitës së tij historike në Hiroshima si president i SHBA-së.

Më pas ata shtrënguan duart dhe biseduan gjatë takimit të vitit 2016. Kjo ishte vizita e parë e një presidentit amerikan në këtë qytet që nga sulmi me bombë atomike, që ndodhi afër fundit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa aleatët po shtynin Japoninë. Tsuboi vdiq nga anemia më 23 tetor, tha një zyrtar i shoqatës për AFP-në.

Të këshilluara

Sulm me thikë në Vjenë, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë, Austri, pasi një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” një motiv të mundshë...

19:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI