Flash

Video/ Inter kthehet tek fitorja, Bajrami nuk ia del të ndalojë zikaltrit: sukses edhe për Romën e Lazion

Lapsi.al 27 October 2021
Video/ Inter kthehet tek fitorja, Bajrami nuk ia del të ndalojë

Inter mposhti Empolin 2-0 dhe lë pas humbjen me Lazion dhe barazimin e zjarrtë me Juventusin, duke u rikthyer në -7 nga Milani kryesues. Në Castellani, vendasit e nisën më mirë, por në avantazh kaluan zikaltrit në minutën e 34 me më të mirin në fushë D'Ambrosion, i cili me një goditje me kokë befasoi Vicarion. Në minutën e 52' toskanët mbeten me 10 lojtarë për kartonin e kuq të Ricci (faull i keq ndaj Barella) dhe Dimarco e mbylli më pas ndeshjen në minutën e 66'.

Roma arkivoi javën e 10 të Serie A me një fitore me përmbysje. Në Unipol Domus, të besuarit e Mourinhos mundën 1-2 Cagliarin e vendit të fundit dhe u ngjitën në kuotën 19 pikë në renditje. Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e bllokuar dhe për tu shënuar ishte vetëm traversa e Bellanovas. Në pjesën e dytë erdhën golat që vendosën ndeshjen: Pavoletti (52') zhbllokoi me të djathtën, më pas Ibanez (71') barazoi me një goditje me kokë dhe Pellegrini (78') përmbysi rezultatin me një goditje dënimi. Minutat shtesë i luajti edhe Marash Kumbulla, i aktivizuar në të 90 në vend të Veretout.

Lazio la pas humbjen e shëmtuar në Verona dhe mposhti Fiorentinën 1-0 në Olimpico. Pjesa e parë u luajt pa shumë raste shënimi: vetëm Immobile dhe Lazzari shkuan pranë golit përkatësisht me një goditje të pasaktë dhe me një të majtë të shpëtuar nga Terracciano. Dy skuadrat vazhduan të përballen hapur me njëra-tjetrën edhe në pjesën e dytë, por ishin bardhekaltrit ata që gjetën golin e fitores në minutën e 52 me Pedron, në asistin e Milinkovic-Savic. Vendi i gjashtë për Sarrin.

Serie A Italy

Cagliari 1-2 Roma

Empoli 0-2 Inter

Lazio 1-0 Fiorentina

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI