Flash

Argjentina do të ofrojë vaksina anti-Covid edhe për turistët

Lapsi.al 28 October 2021
Argjentina do të ofrojë vaksina anti-Covid edhe për turistët

Ministrja argjentinase e Shëndetësisë, Carla Vizzotti ka bërë të ditur disa të reja mbi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit duke deklaruar se turistët që mbërrijnë në Argjentinë do të mund ta marrin vaksinën në vend dhe se një dozë e tretë do të jepet kundër koronavirus për personat mbi 50-vjeç.

“Ata që vijnë në Argjentinë për turizëm mund të vaksinohen”, theksoi Vizzotti në një konferencë shtypi, cituar nga agjencia e lajmeve, Telam.

“Është një praktikë që kryhet në vende të ndryshme dhe kjo do të na lejojë të arrijmë një nivel imunizimi gjithnjë e më të lartë”, shtoi ajo.

”Ata që mbërrijnë në vend nuk do të kenë nevojën e një testi antigjen”, theksoi Vizzotti.

“Vaksina Sinopharm është shumë efektive dhe bashkë me të ne do të administrojmë një dozë shtesë për popullatën mbi moshën 50 vjeç, me kusht që të kenë bërë dozën e parë. Në çdo rast, 2022 do të jetë viti i vaksinave përforcuese dhe do të fillojnë t’i marrin ato personat që kanë mbushur një vit nga aplikimi i dozave të para, si për shembull personeli shëndetësor”, përfundoi ministrja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI