Flash

Irani pajtohet për rinisjen e negociatave bërthamore

Lapsi.al 28 October 2021
Irani pajtohet për rinisjen e negociatave bërthamore

Irani u pajtua të rifillojë bisedimet me fuqitë botërore, që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Jemi dakord t’i fillojmë negociatat para fundit të nëntorit. Data e saktë do të shpallet javën e ardhshme”, tha kryenegociatori iranian, Ali Bagheri, pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Iranin, Enrique Mora.

Bashkimi Evropian dhe fuqitë botërore kanë luftuar për ringjalljen e bisedimeve, të cilat janë pezulluar që nga zgjedhjet presidenciale në Iran, në muajin qershor.

Me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, Irani ka kufizuar aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018 dhe ka rivendosur sanksione të ashpra kundër Iranit, edhe pse ky i fundit ka vepruar në pajtim me marrëveshjen.

Teherani, në përgjigje pastaj, ka shkelur gradualisht kufijtë e vendosur nga marrëveshja, duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumit.

Pasardhësi i Trumpit, Joe Biden, ka propozuar që marrëveshja të ringjallet, por gjashtë raundet e bisedimeve indirekte të SHBA-së me Iranin, që kanë nisur në prill dhe janë mbajtur në Vjenë, nuk kanë sjellë ndonjë përparim.

Në muajt e fundit ka pasur vonesa të vazhdueshme në ringjalljen e bisedimeve, pasi ndërmjetësit e BE-së dhe Irani kanë diskutuar kushtet e rikthimit në negociata.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Uashingtoni është “i gatshëm” të kthehet në Vjenë për negociata indirekte me Teheranin./REL

Të këshilluara

Sulm me thikë në Vjenë, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë, Austri, pasi një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” një motiv të mundshë...

19:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI