Flash

Paolo Sousa me Covid, Polonia në ankth: ai shpreson të jetë në pankinë për Andorrën për t'i marrë vendin e dytë Shqipërisë

Lapsi.al 28 October 2021
Paolo Sousa me Covid, Polonia në ankth: ai shpreson të jetë

Paulo Sousa, trajneri i Polonisë, ka rezultuar pozitiv për Covid. Kjo është bërë e ditur nga Federata e Futbollit të Varshavës. Trajneri, i kthyer nga udhëtimi në Angli javën e kaluar, pas kthimit në shtëpinë e tij në Portugali ndjeu simptoma dhe kreu një test të shpejtë, i cili dha rezultat pozitiv. Testi molekular i kryer sot konfirmoi rezultatin, duke bërë që trajneri të përfundonte në izolim në shtëpi.

Një lajm aspak i mirë për Kombëtaren e Polonisë, që është në luftë me Shqipërinë për një vend të dytë që do ti conte në playoff të kualifikueseve për Botërorin Katar 2022. Me dy pikë më shumë në renditje, polakët duhet të luajnë në transfertë me Andorran në 12 nëntor, në kohën kur kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Anglisë, për tu ndeshur në Ëembley me britanikët. Ekzaktësisht 14 ditë nga pozitiviteti i teknikut Paolo Sousa, që shpreson se ka kohën e mjaftueshme, gjithnjë nëse virusi e lejon, të jetë në pankinë për të drejtuar skuadrën e tij drejt një fitore që e kombinuar me një rezultat negativ ose edhe barazim të Shqipërisë do të ishte definitive për vendin e dytë.

Më pas, në 15 nëntor polakët do të presin Hungarinë në ndeshjen e fundit në Varshavë, ndërsa kuqezinjtë në Tiranë me Andorran, por deri atëherë duket se gjithcka do të jetë vendosur, edhe kalimi i Covid nga Paolo Sousa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI