Flash

Tirana, me shifrat nuk ka rivalë: skuadra e Shehit e vetmja e pamundur e me plusvalencën më të mirë

Lapsi.al 28 October 2021
Tirana, me shifrat nuk ka rivalë: skuadra e Shehit e vetmja e pamundur e me

Nuk është vetëm cështja e një triumfi në derbi, ajo vetëm sa konsolidoi pozitën e Tiranës si skuadra pretendente numër 1 për titullin kampion në këtë edicion. E nuk është fare eufori e momentit, skuadra e Orges Shehit ka dhënë disa prova, madje më shumë se të gjithë skuadrat e tjera të kampionatit e ka dalë prej tyre me shifra të jashtëzkonshme. Në vitin e titullit nuk bëhej fjalë, sepse e nisi sprintin shumë vonë, por starti i bërë nga bardheblutë në gjashtë javët e para të kampionatit, përfshirë edhe vajtje ardhjen e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë evidenton një tregues shumë domethënës: bardheblutë kanë vetëm dy barazime e gjashtë fitore në 8 takimet e para sezonale dhe është skuadra e vetme e pamundur në Shqipëri në të dyja kompeticionet, apo edhe e vetmja me kolonën e humbjeve zero në Superiore.

12 gola të shënuar në 6 sfida për një mesatare me dy gola për ndeshje e bëjnë formacionin e Shehit të jetë fare pranë të qenit sulmi më i mirë i kampionatit, i kaluar për momentin vetëm me një gol nga Kukësi e Vllaznia. Mbrojtja ndërkohë e ka arritur statusin, duke lejuar një gol për ndeshje, ose 6 në 6 takime, në një nivel me Teutën e Partizanin, por aty ku nuk ka fare krahasim është plusvalenca që evidenton një +6 mes aktivit e pasivit të realizimeve, të paarritshëm nga asnjë tjetër. Kështu, Shehi jo vetëm ka gjetur stabilitetin e skuadrës së tij, jo rastësisht dy barazimet kanë ardhur në tre javët e para, por është treguar më i fortë se dëmtimet e madje edhe Covid.

Ikonike fitorja e arritur përballë Teutës kampione e në fuqi, pa 4 nga titullarët më të rëndësishëm që vuanin pasojat e virusit. Tani, një tjetër përgjigje erdhi në derbin e kryeqytetit, suksesi i parë në ndërqytetase si trajner për Shehin e që ka injektuar tek bardheblutë një dozë besimi që do ti vlejë shumë bardhebluve në ndjekje të një titulli, në rrugën e të cilit Tirana e targuar Shehi udhëton shumë shpejt për të tjerët….

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI