Flash

"Topi i Artë është i Lewandowskit, mposht Messin": Marca zbulon para kohe renditjen e revistës franceze

Lapsi.al 28 October 2021
"Topi i Artë është i Lewandowskit, mposht Messin":

“Topin e Artë do ta fitojë Robert Lewandowki”, të dhënat vijnë nga Spanja, ku Marca ka publikuar tashmë renditjen përfundimtare të çmimit prestigjioz pasi javën e kaluar u mbyll votimi për gazetarët, kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve. Trofeu do të jepet më 29 nëntor, por e përditshmja iberike është e sigurtë se ka listën e duhur. Sulmuesi i Bayern Munichut ka marrë më shumë vota se Messin dhe Benzema. Asgjë për të bërë për Jorginhon, fituesin e Ligës së Kampionëve dhe të Kampionatit Evropian, i cili, sipas tyre, është renditur vetëm i pesti.

Zhgënjim i madh për Cristiano Ronaldon, i cili ka përfunduar vetëm i nënti në preferenca, i mundur edhe nga Salah, Mbappè, Kanè dhe Haaland. Për italianët vazhdon të mos jetë një moment i mirë: jashtë dhjetëshes së parë, i 11-i Gigio Donnarumma, dy pozicione përpara Chiellinit, lojtari i vetëm në top 20 që luan për një ekip italian.

KLASIFIKIMI SIPAS 'MARCA'

1- Robert Lewandowski (Bayern Monaco)

2- Leo Messi (PSG)

3- Karim Benzema (Real Madrid)

4- Mohamed Salah (Liverpool)

5- Jorginho (Chelsea)

6- Kylian Mbappe (PSG)

7- N 'Golo Kanté (Chelsea)

8- Erling Haaland (Bortmund)

9- Cristiano Ronaldo (Man. United)

10- Kevin de Bruyne (Man. City)

11- Gianluigi Donnarumma (PSG)

12- Luka Modric (Real Madrid)

13- Giorgio Chiellini (Juventus)

14- Harry Kane (Tottenham)

15- Bruno Fernandes (Man. United)

16- Ruben Dias (Man. City)

17- Romelu Lukaku (Chelsea)

18- Pedri (FC Barcelona)

19- Neymar (PSG)

20- Riyad Mahrez (Man. City)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI