Flash

Dy penallti e një super Osimhen shkatërrojnë Bolonjën: Napoli arrin Milan në krye të renditjes

Lapsi.al 28 October 2021
Dy penallti e një super Osimhen shkatërrojnë Bolonjën:

Napoli magjeps dhe i përgjigjet Milanit. Në ndeshjen që mbylli javën e 10 të Serie A, skuadra e Spallettit mposhti 3-0 Bolonjën dhe arrin kuqezinjtë në krye të tabelës me 28 pikë. Në Maradona gjithçka ishte e lehtë për të kaltrit. Fabian Ruiz (18') zhbllokoi ndeshjen me një të majtë precize nga hyrja e zonës, ndërsa më pas ngrihet në katedër Insigne, i cili rrumbullakosi rezultatin me dy penallti (41' dhe 62') duke mbyllur ndeshjen.

Skuadra e Spalletti (në tribunë sepse ishte i skualifikuar, në vend të tij ishte asistenti Domenichini) pati nevojë për dicka më tepër se një orë efektive për të dominuar emiljanët. Në fillim një e majtë e mrekullueshme e Fabian Ruiz në hyrje të zonës, pastaj dy penallti të shënuara nga Insigne (prekje me dorë e Medel e faull i Mbaye, të dyja për të ndalur Osimhen) shënojnë rezultatin përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI