Flash

Zhang, nga shitja e Inter tek stadiumi i ri: "Zëra fals, projekti ynë është afatgjatë"

Lapsi.al 28 October 2021
Zhang, nga shitja e Inter tek stadiumi i ri: "Zëra fals, projekti

"Gjatë këtij viti ka pasur zëra të shumta që kanë rrethuar klubin dhe impenjimin e pronësisë te Inter. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Të gjitha gënjeshtra dhe spekulime". Këtë ka pretenduar presidenti i Interit, Steven Zhang gjatë mbledhjes së aksionerëve të mbajtur sot. “E ritheksoj se projekti i pronësisë, mbështetja dhe angazhimi janë afatgjatë, vizioni ynë për të ardhmen është i qartë dhe i përcaktuar”.

Numri 1 i zikaltërve ka përsëritur ndërkohë rëndësinë e ndërtimit të një stadiumi të ri. “Stadiumi i ri është një projekt themelor për klubin – ka thënë ai për Ansa – Arritja e titullit është një lumturi e pamasë dhe fitore e të gjithë komponentëve të klubit. Ishte një demonstrim i punës së madhe të bërë në vitet e fundit, shpërblimi i strategjisë sonë afatgjatë. I dedikohet tifozëve të mrekullueshëm zikaltër që e kanë pritur për 11 vjet."

"Nga hyrja jonë në 2016 deri më sot është kryer një rrugë e gjatë: Interi është bërë një klub global, fitues, inovativ dhe i lidhur me gjeneratat e reja në të gjithë botën. Brenda një konteksti ekonomik dhe social të goditur nga pandemia, qëndrueshmëria financiare e Kompanisë, e kombinuar me konkurrencën sportive në nivelet më të larta, janë pikat kryesore të strategjisë sonë. Rezultatet e arritura dëshmojnë për punën dhe përkushtimin tonë, Klubi i është kthyer fitores me një vizion të qartë dhe të përcaktuar”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI