Flash

Sondazhi bombë/ Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

Lapsi.al 29 October 2021
Sondazhi bombë/ Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma
Besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi pesë vite pas miratimit të saj me një votë totale në parlamentin shqiptar ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ndonëse ambasadorët e huaj vazhdojnë ta shesin si një histori suksesi dhe ndonëse edhe në fushatën e fundit shumica qeverisëse e paraqiti atë si margaritarin e kurorës mes reformave të veta vetëm 0.8 e shqiptarëve e shohin atë si një arritje pozitive të padiskutueshme. Një sondazh i MRB dhe Data Centrum për Euronews Albania i bërë publik në emisionin "Barometri" të së enjtes në mbrëmje tregoi se një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq. Ndërkohë, që  më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë. Lexo me tej:

Eksperimenti me Shqipërinë/ Raport-progresi i KE nxjerr katastrofën e sistemit të drejtësisë

në një sondazh të zhvilluar në fillim të vitit 2016 nga instituti IDRA dhe të mbështetur nga Fondacioni Soros nënvizohej se një shumicë plebishitare shqiptarësh e mbështesnin këtë projekt me mbështetje euro amerikane. "Publiku i gjerë mbështet fuqimisht nevojën për një reformë në sistemin e drejtësisë. 91 % e të intervistuarve ose e mbështesin “plotësisht” (64%) ose “deri diku” (27%) nevojën për një reformë të tillë" thuhej atëherë në këtë vëzhgim. Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës Po çfarë ka ndodhur që athere? E para është vonesa dhe mos krijimi plotësisht i shumicës prej institucioneve të reja. E dyta njëanshmëria dhe selektiviteti i politizuar i vettingut. Së treti mos prekja e një drejtësie të ndyshme nga qytetarët që kanë po të njëjtat probleme si më parë me gjykatat dhe prokurorinë.

Zgjatja e vettingut/ Një propozim që e nxjerr opozitën nga çarku

Të gjithë kanë parë se edhe pesë vite më pas nuk ka drejtësi për "peshqit e mëdhenj" dhe nuk ka politikanë të lartë par drejtësisë. Publiku ka vëzhguar tredhjen e një institucioni si SPAK dhe pa mundësine e tij për të hetuar krime si vjedhja e votës apo korrupsioni i qeverisë me koncesionet dhe tenderat. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI