Flash

"Sot në vitin 1960 lindte më i madhi": Napoli kujton Maradonën, në Argjentinë 10 minuta heshtje para ndeshjeve

Lapsi.al 30 October 2021
"Sot në vitin 1960 lindte më i madhi": Napoli kujton
“Sot në vitin 1960 lindte më i madhi. Gëzuar ditëlindjen Diego!”. Me këto fjalë të pakta, por domethënëse, të shoqëruara me një foto me fanellën blu, Napoli kujtoi Maradonën, i cili sot do të kishte mbushur 61 vjeç pasi kishte lindur më 30 tetor 1960. Pibe de Oro, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor të vitit të kaluar për shkak të edemës akute pulmonare, si rezultat i dështimit të zemrës (por hetimet janë ende të hapura për vdekjen e tij për të konstatuar ndonjë mangësi në ndihmën e shpejtë), mbetet gjithmonë i gjallë në kujtesën e qytetit dhe të mbështetësit e Napolit si dhe ata të Argjentinës. NË ARGJENTINË SHTËPIA E PARË BËHET PASURI HISTORIKE Ndërkohë, shtëpia e parë e Maradonës, ajo e Calle Azamor 523 në Villa Fiorito (Buenos Aires), është kthyer në një trashëgimi historike, siç njoftoi Presidenti i Republikës së Argjentinës Alberto Fernandez. Gjithashtu, dhjetë minuta heshtje do të mbahen gjatë ndeshjeve të fundjavës së kampionatit argjentinas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI