Flash

Dybala i dërrmuar jep alarmin: "Duhet përulësi e respekt për fanellën e Juventus"

Lapsi.al 31 October 2021
Dybala i dërrmuar jep alarmin: "Duhet përulësi e respekt
"Verona gjeti dy gola shumë herët, por është e vërtetë që ata ishin më 'zgjuar' se ne, duke fituar shumë kontraste. Pastaj në atë moment duhet të përpiqesh të shënosh gol në çdo mënyrë, por ne nuk mund të dhurojmë një pjesë loje; duhet të kujtojmë se ne jemi Juventus, duhet të respektojmë këtë fanellë, historinë e saj dhe kampionët e mëdhenj që e kanë veshur atë”. Kështu Paulo Dybala ka komentuar humbjen e Juventusit ndaj Veronës në kanalet zyrtare të klubit. "Si dilet nga ky moment? Të bashkuar. Secili prej nesh, para se të bjerë të flejë, duhet të mendojë për ndeshjen e humbur dhe si të japë diçka më shumë, duke bërë një dush përulësie dhe duke menduar menjëherë për të martën. Nëse luan te Juve nuk mund të kesh frikë”, përfundoi sulmuesi argjentinas. NË INSTAGRAM: "TË RINGRIHEMI" “E di mirë që fjalët nuk mjaftojnë, por duhet të ngrihemi dhe duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të përmbysur situatën. Forza Juve”: Ky është postimi i Dybala në Instagram.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI