Flash

Moviola e Cesari fundos Marescan: "Kjaer si Dumfries, Mourinho kishte të drejtë"

Lapsi.al 1 November 2021
Moviola e Cesari fundos Marescan: "Kjaer si Dumfries, Mourinho kishte

"Shumë keq Maresca, nota 4. Asnjëherë në ndeshje, asnjëherë bindës”. Në Presing, ish-arbitri ndërkombëtar Graziano Cesari ngel në 'klasë' pa shumë dredha arbitrimin e Marescas në ndeshjen e mbrëmjes së Serie A ndërmjet Romës dhe Milanit. Për episodin e kontestuar nga skuadra e verdhekuqve në fund të ndeshjes, që bëri që Mourinho të hidhej në tërbim, Cesari ka bërë një krahasim të dhimbshëm për interistët: "Maresca nuk e pa ndërhyrjen e Kjaer në pulpën e Pellegrinit. Nuk është një kontrast, por një shkelm si ai i Dumfries ndaj Alex Sandros".

Penalltia ndaj Ibrahimovic ishte e qartë: “Me këmbën e majtë Ibanez ndërhyn në këmbën e djathtë të suedezit dhe nuk e prek kurrë topin”. Më pas në lidhje me kartonin e kuq për Theo Hernandez: "Kartoni i parë absolutisht i merituar pas ndërhyrjes ndaj Zaniolos. Në të 65', më pas, ndërpreu aksionin e Pellegrinit: masë e drejtë por fillimisht ka një shtytje nga Felix për Krunic".

https://www.youtube.com/watch?v=Aa91nUUSzng

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI