Flash

"Të dhunshëm e këndojnë kore fashiste": ministri francez i ndalon transfertën në Marsejë tifozëve të Lazios

Lapsi.al 1 November 2021
"Të dhunshëm e këndojnë kore fashiste": ministri

Tifozët e Lazios nuk do të mund të shkojë në Marsejë për ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Europa League. Kështu është parashikuar në një urdhër të ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin. Për të justifikuar zgjedhjen e tij, ministria flet për "sjellje të dhunshme" të disa mbështetësve të Lacios, të ndodhura "në mënyrë të përsëritur" me rastin e udhëtimeve jashtë vendit dhe gjithashtu i referohet "intonimit të përsëritur të këngëve fashiste dhe ekzibicionit të përshëndetjeve romake".

Më pas francezët kujtojnë atë që ndodhi në tetor 2018, data e ndeshjes së fundit në tokën franceze midis Olimpique Marseille dhe Lazios me "katër persona të plagosur me thikë në një përleshje ku u përfshinë 200 tifozë". Së fundi, janë përmendur edhe përplasjet mes tifozëve francezë dhe atyre turq më 30 shtator në Marseille-Galatasaray. UEFA kishte vendosur më herët mbylljen e tribunës veriore të stadiumit Velodrome në kuadër të ndeshjes kundër Lazios.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI