Flash

Blerja e madhe e PSG, mund të ikë pa luajtur asnjë ndeshje: hipoteza e zgjidhjes së parakohëshme për Ramos

Lapsi.al 2 November 2021
Blerja e madhe e PSG, mund të ikë pa luajtur asnjë ndeshje:

Le Parisien ka lëshuar një bombë të vërtetë merkato, që do të trondisë atmosferën tashmë të ndezur të PSG-së: klubi po shqyrton hipotezën e një përfundimi të parakohshëm të kontratës së Sergio Ramos. Ish-flamuri i Real Madridit, që mbërriti në merkaton e fundit të verës, nuk ka dalë ende në fushë me skuadrën e re për shkak të një problemi në pulpë që e mban jashtë fushës prej rreth gjashtë muajsh. Duke marrë parasysh që ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë në sezon, është e qartë se, edhe nëse likuiditeti nuk është problemi më urgjent i emirëve, PSG ka filluar të bëjë disa përllogaritje...

Nëse marrim në konsideratë pastaj se dyshja e qendrës Kimpembe-Marquinhos është një nga më të mirët në futbollin botëror, është e lehtë të imagjinohet se si prania e Sergio Ramos nuk është edhe aq thelbësore. Nga Parisi ka ardhur mohimi, por nuk ka dyshim se hipoteza nuk është aspak e pamundur. Në çdo rast, ndërprerja e hershme e kontratës nuk është një operacion i thjeshtë. Bëhet e ndërlikuar, në fakt, të tregosh se ndërprerja e marrëdhënies bazohet në konceptin e famshëm "për cështjen e duhur". Në çdo rast, PSG do të duhet të kompensojë Ramos ekonomikisht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI