Flash

Tifozët e Atalantës hodhën edhe sedilje kundër Reinas, por goditën kameramanin: "Një metër më lart e do flisnim tjetër gjë"

Lapsi.al 2 November 2021
Tifozët e Atalantës hodhën edhe sedilje kundër Reinas, por

Jo vetëm hedhje e monedhave drejt portierit të Lazios, Pepe Reina, në fundin e turbullt të ndeshjes së Bergamos të shtunën e kaluar: tre përgjegjësit janë identifikuar dhe përjashtuar në pritje të vendimeve të Gjykatësit Sportiv. Por është zbuluar tani se në lëndinën e stadiumit Geëiss janë hedhur edhe objekte të tjera. Jo vetëm rrotullat e shiritit ngjitës, që u evidentuan edhe drejtpërdrejt nga imazhet televizive të ndeshjes.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, përmes profileve të tij, një operator televiziv, Mauro Ielardi, ka zbuluar se ishte goditur në këmbë nga hedhja e një sediljeje të shkulur nga tribuna, ndërsa ishte menjëherë pas Reinës për të bërë punën e tij. “Kisha një parandjenjë të çuditshme kur isha nën sektorin e ultrasve të Atalantës – rrëfeu ai në Facebook –, por kurrë nuk e imagjinoja se do të më fluturonte një sedilje në pulpë e për fat të mirë në pulpë, një metër më lart dhe ne do të flisnim për diçka tjetër. Skenën e pa edhe një stjuard dhe aty mbërriti gjithashtu edhe një oficer i sigurisë së Atalantës". Një episod mbi të cilin do të zgjerohen hetimet e inspektorëve federalë për të arritur në masat e mundshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI