Flash

Yahoo largohet nga Kina pas 22-viteve

Lapsi.al 2 November 2021
Yahoo largohet nga Kina pas 22-viteve

Kompania amerikane për shërbime të internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po rrit shtypjen ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.

Yahoo ka thënë se faqja “nuk do të jetë më e qasshme nga Kina”. Kjo kompani është ndër të fundit që largojnë produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka njoftuar në muajin tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet.

“Marrë parasysh sfidat biznesore në rritje dhe ambientin ligjor në Kinë, shërbimet e Yahoo nuk do të jenë më të qasshme nga Kina, prej 1 nëntorit”, ka thënë kompania.

Kompanitë e huaja teknologjike në Kinë janë përballur me ligje të ashpra dhe censurë qeveritare.

Yahoo ka lancuar shërbimet e veta në Kinë më 1999, kur kompania ka qenë një nga ofrueset më të rëndësishme të shërbimeve të internetit.

Të këshilluara

Analiza e shkaqeve që e rrëzuan Zaevin

Nga Boris Georgievski/ Maqedonia e Veriut hyn në një fazë të mungesës së stabilitetit politik pasi kryeministri, Zoran Zaev bëri të ditur dorëheqjen pas humbjes...

10:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI