Flash

Stadiumi e kompleksi "çmendin" Conten: "Me Interin mbylla ciklin e Juves, tani do të çoj Tottenham në majë"

Lapsi.al 3 November 2021
Stadiumi e kompleksi "çmendin" Conten: "Me Interin mbylla

Duke folur ekskluzivisht për Spurs TV, Antonio Conte ka dalë hapur: "Së pari faleminderit, për mua është një kënaqësi e madhe, një nder i madh të bëhem trajner i Tottenham. Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer të kthehem në Angli në një klub me lojtarë të mëdhenj e, sigurisht, do të jetë një kënaqësi. Klubi dhe Daniel Levy më donin me ngulm dhe mendoj se ishte një nder për mua që pranova këtë pozicion dhe tani, me siguri, dua ta shpërblej atë besim", shtoi ai.

Pyetjes nëse ishte një vendim i thjeshtë, ai iu përgjigj: “Po, në fakt pata një telefonatë nga Tottenham që në verë, por unë sapo isha larguar nga Interi pas dy sezoneve të rëndësishme, shumë të vështira dhe nuk ishte momenti i duhur për të filluar një përvojë tjetër. Prandaj i thashë 'faleminderit që menduat për mua, por preferoj të pres dhe të shijoj kohën me familjen time'. Gjithashtu, emocionalisht, isha ende i përfshirë në përvojën me Interin."

"Isha i sigurt se kisha nevojë për një pushim, veçanërisht pas dy sezoneve intensive në Itali me Interin. Kjo përvojë ishte fantastike dhe në dy vjet fituam titullin, morëm një vend të dytë në sezonin e parë dhe luajtëm finalen e Europa League pas 10 vitesh. Ne ndërpremë serinë e fitoreve të Juventusit prej nëntë viteve radhazi. Sigurisht, emocionalisht, ishte shumë intensive. Isha i sigurt se kisha nevojë për një pushim dhe mbi të gjitha për të mos marrë një ekip tjetër në atë moment. Duhet të jem 110 për qind i bindur sepse kur unë filloj jam plotësisht i përfshirë me situatën." Conte mezi pret të fillojë punën me objektet stërvitore të klasit botëror dhe stadiumin, shtëpinë e tij të re. "Unë arrij në një klub të madh ku stadiumi, terreni stërvitor, janë të mrekullueshëm dhe mendoj se Tottenham është më i miri në këtë aspekt. Mendoj se mund të filloj të punoj për ta sjellë skuadrën në fushë në të njëjtin nivel me infrastrukturën. Tottenham me të vërtetë është në super”, pranoi italiani. "Sheh terrenin stërvitor dhe dëshiron të punosh. E pashë sot dhe doja të filloja të punoja vetëm! Kjo lloj situate të shtyn dhe të shton dëshirën për të punuar dhe për të bërë diçka të rëndësishme për tifozët e këtij klubi", përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI