Flash

Përralla e Matias Soulé: nuk ka debutuar akoma me Juventus, do të luajë me Messin te Argjentina

Lapsi.al 4 November 2021
Përralla e Matias Soulé: nuk ka debutuar akoma me Juventus, do

Juventusi, që duket se ka gjetur versionin më të mirë të Paulo Dybalas, dygolësh ndaj Zenit në Champions League, tashmë mund ta ketë trashëgimtarin e tij në shtëpi. Të paktën kjo është ajo që kuptohet nga grumbullimet e Scalonit për Argjentinën: krahas Joyas dhe Messit, në listë është edhe Matias Soulé, sulmuesi i Juventus Under 23, të cilin Allegri e ka vënë në sy prej disa kohësh. Asnjë prezencë zyrtare me skuadrën e parë të Juventusit, por tashmë ka mbërritur thirrja nga Albiceleste, së bashku me të rinjtë e tjerë mbi të cilat do të ndërtohen themelet për të ardhmen.

Një talent që Juventusi në janar 2020 u tregua më i shpejti për ta rrëmbyer falas nga Velez, duke befasuar klubet e tjera evropiane, përfshirë Monacon dhe Milanin. I lindur në vitin 2003, Soulé është një lojtar ofensiv që ende nuk ka fiksuar një rol të veçantë, por që po rritet dukshëm në Continassa. Majtoshi mund të luajë si sulmues i djathtë ashtu si organizator ose sulmues i dytë, me një raport të mirë me golin.

Thirrja e Scalonit ka ardhur papritur, por mund të jetë gjithashtu një nxitje për Allegrin që ta marrë akoma më shumë parasysh talentin argjentinas, i grumbulluar në ekipin e parë për udhëtimin në Napoli dhe i provuar në miqësoret, gjatë pauzës për ekipet kombëtare, kundër Cesenës dhe Chieri. Me Juventus Under 23 ai ka 10 paraqitje në Serinë C, 3 në Kupën e Italisë të kategorisë me 2 gola dhe 2 në Youth League me të rinjtë, me një gol. Ai ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2024 me opsion për rinovim dy vjeçar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI