Flash

Pioli tregon përse Milan ka vetëm 1 pikë: "Nuk ishim gjithnjë në nivelin e Champions"

Lapsi.al 4 November 2021
Pioli tregon përse Milan ka vetëm 1 pikë: "Nuk ishim

Milani mori pikën e parë në Ligën e Kampionëve, por kundër Portos nuk mbërriti fitorja që do të kishte mbajtur shpresën për t'u kualifikuar në 1/8: “Mund të kishim bërë më mirë – komentoi Pioli në fund të ndeshjes – na mungonte kthjelltësia në zgjedhjet tona. Me një kundërshtar kaq shtatlartë na duhej të driblonim më pak dhe të shkonim më në thellësi, kur e bëmë, gabuam teknikisht. Pjesa e dytë ishte më e mirë për intensitet."

"Për të merituar të kualifikohesh, duhet të fitosh ndeshjet - pranoi Pioli -. Porto është një skuadër e fortë, niveli i kompeticionit është shumë i lartë dhe për zgjedhje e ritëm nuk kishim vazhdimësi në nëntëdhjetë minutat". Nuk ka munguar hapësira për Leao dhe Hernandez: "Ata duhet të zgjedhin momentet dhe të alternohen, ndonjëherë e bënin mirë por topat shpesh nuk ishin preciz. Leao është i ri, ai po përmirësohet por duhet të rritet ende. Rafa po luan shumë sepse nuk kam alternativë dhe të luash çdo tre ditë nuk është e lehtë, ndaj jam i kënaqur me të”.

“Duhej të gjenim më shumë hapësirë edhe në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë lëvizëm më mirë dhe intensiteti i tyre në presing ra - vazhdoi trajneri i kuqezinjve - Na duhej ta qarkullonim topin më shumë, por në pjesën e parë të ndeshjes mund të ishim të drejtpërdrejtë më shpesh”. Të dielën në mbrëmje vjen derbi kundër Interit: "Skuadrës i vjen keq, por ata janë mirë. Do të kemi energji dhe kohë për t'u rikuperuar, e dimë rëndësinë e ndeshjes. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj kampionëve në fuqi, që mbeten favoritët për këtë kampionat. Mund të luajmë një ndeshje të nivelit të lartë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI