Flash

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i avionit bjellorus

Lapsi.al 4 November 2021
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i avionit bjellorus

Një avion bjellorus i mallrave u rrëzua të mërkurën në juglindje të Siberisë, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë personave në bord. Avioni Antonov An-12, në pronësi të kompanisë bjelloruse Grodno, u rrëzua dhe mori flakë pranë qytetit Irkutsk. Shkaku i incidentit nuk është ende i qartë.

“E vetmja gjë që mund të shohim është se, për fat të keq, të gjithë kanë vdekur”, tha Igor Kobzev, guvernator rajonal i Irkutskut.

Zyrtarët bjellorusë thanë se avioni është drejtuar nga një ekuipazh prej tre bjellorusësh, dy rusësh dhe dy ukrainasish. Zyrtarët rusë thanë se kanë nisur hetimet për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë së transportit.

Të këshilluara

Rrëzohet aeroplani rus, shënohen 2 viktima

Një aeroplan rus mallrash "Antonov AN-12" është rrëzuar në qytetin siberian të Irkutsk. Dyshohet se nga rrëzimi mund të kenë mbetur viktimë 2 persona. Sipas zyr...

15:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI