Flash

Një telefonatë 20 sekonda: kështu Ferguson i rrëmbeu Ronaldon Citizens për ta kthyer te United

Lapsi.al 6 November 2021
Një telefonatë 20 sekonda: kështu Ferguson i rrëmbeu

Daily Star ka zbuluar një prapaskenë interesante mbi episodin që bëri që Cristiano Ronaldo, shumë afër Manchester City pas largimit nga Juventus, të zgjidhte në vend të Citizens klubin tjetër të Manchester, duke u kthyer te United. Mjaftoi një telefonatë e shpejtë nga Sir Alex Ferguson, e përcaktuar nga gazeta angleze në rreth njëzet sekonda, për të bindur CR7 që të preferonte Djajtë e Kuq. City kishte biseduar tashmë me Jorge Mendes dhe Juven, me të cilët kishte bërë marrëveshje për 25 milionë paund. Por më pas erdhi thirrja e shefit të vjetër: “Mos shko te City”, këshilla që ndryshoi fatin e Ronaldos.

Sipas një burimi pranë kampionit portugez, të zbuluar nga The Sun, është mësuar se: “CR7 ka udhëtuar në të gjithë botën, por Anglia ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e saj. Ai e do atë vend dhe po përpiqet të gjejë një shtëpi për të jetuar, pasi të tërhiqet nga futbolli. Ai mendon se ka edhe dy-tre vite të tjera për të luajtur, por gjithashtu shikon edhe nga e ardhmja”. Dhe e ardhmja, tashmë është e qartë, mund të jetë vetëm përtej La Manch-it.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI