Flash

Shpërthen cisterna e naftës në Sierra Leone, qindra viktima dhe të plagosur

Lapsi.al 6 November 2021
Shpërthen cisterna e naftës në Sierra Leone, qindra viktima dhe

Të paktën 84 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi masiv në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown. Shpërthimi ndodhi pasi një cisternë nafte 40 metra e gjatë u përplas me një automjet tjetër në një kryqëzim të frekuentuar në qytet. Në mediat sociale flitet për më shumë se 100 viktima, megjithëse ende nuk ka një numër zyrtar të vdekjeve. Qyteti-port me mbi një milion banorë, është përballur me disa fatkeqësi serioze vitet e fundit.

Në mars, më shumë se 80 njerëz u plagosën pas një zjarri të madh në një nga lagjet e varfra të qytetit që la më shumë se 5,000 njerëz të pastrehë.

Dhe në vitin 2017 mbi 1,000 njerëz u vranë pas shirave të dendur, përmbytjeve që çuan në rrëshqitje balte që përfshiu qytetin, duke lënë rreth 3,000 njerëz të pastrehë.

Të këshilluara

Diplomati rus gjendet i pajetë në Berlin

Një diplomat rus është gjetur i pajetë pranë një ambasade shtetërore në Berlin. Mediat gjermane bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm, ...

12:55

Danimarka ndalon një anije kërkimore ruse

Autoritetet daneze kanë ndaluar një anije kërkimore ruse në veri në Gadishullit Jutland. Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga vetë autorit...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI