Flash

Video/ Një gol në pozicion të pamundur: Juventus thyen Fiorentinën në shtesë, por sa polemika

Lapsi.al 6 November 2021
Video/ Një gol në pozicion të pamundur: Juventus thyen

Juventus kthehet të fitojë në kampionat. Në javën e 12 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti 1-0 Fiorentinën dhe ndërpreu serinë negative pas humbjeve me Veronën e Sassuolon. Një pjesë e parë taktike dhe e ekuilibruar në Stadium me mbrojtjet protagoniste. Në pjesën e dytë Milenkoviç (73') la Fiorentinën me dhjetë lojtarë, ndërsa miqtë pretenduan një penallti, përpara se Morattas t'i anullohet një gol. Në epërsi numerike bardhezinjtë goditën traversën me Chiesa, por golin fitues e shënuan në shtesë me Cuadradon, që gjeti rrjetën nga një pozicion i pamundur.

Për një ndeshje delikate, për vetë pozitat e skuadrave, ishte legjitime të pritej një Juventus ofensiv. E megjithatë, një skuadër e mefshtë dhe jo shumë e furishme deri pak para finales së zjarrtë rrezikoi ta mbyllë ndeshjen pa gola ndaj një Fiorentine të reduktuar në 10 lojtarë. Në fund erdhi shpikja e Cuadrados, një e djathtë nga një pozicion shumë këndor i devijuar nga Biraghi, që me kohën e rregullt të përfunduar i dha Juves tri pikët e shumëpritura, pas dy ndeshjeve të fundit që nuk kishin sjellë asnjë pikë në shtëpinë e Zonjës së Vjetër. Fiorentina bëri më shumë dhe më mirë, pavarësisht përjashtimit të Milenkoviçit në minutën e 73, edhe pse edhe ata nuk është se shkëlqyen për rrezikshmëri. Në fund vendosi Cuadrado dhe Juventus arrin Fiorentinën në renditje me 18 pikë, 13 pikë nga Napoli e Milan, që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI