Flash

Josa bën misteriozin: “Ndryshimin e kam bërë sipas mënyrës time”

Lapsi.al 7 November 2021
Josa bën misteriozin: “Ndryshimin e kam bërë sipas

“Nuk mund ta them se çfarë kam ndryshuar, atë që kam bërë e kam bërë sipas mënyrës time. Të them që nuk jam i kënaqur dal si hipokrit, jam shumë i kënaqur nga skuadra. Problemet në skuadër duhet ti hedh mënjanë për të parë edhe për ndeshjet e ardhshme”. Mirel Josa po shijon momentin dhe efektin që ka bërë ardhja e tij në pankinën e Lacit. Skuadra e tij vazhdon të fitojë, duke fituar terren në raport me kreun, edhe pse Tirana për momentin duket e paarritshme.

Spostimi taktik i Mazrekajt e ka kthyer wingerin në protagonist në radhët e kurbinasve, që Josa mundohet të shpjegojë. Në fakt, me lojtarin ka një raport të vjetër, që është kthyer të lulëzojë me ardhjen e tij te bardhezinjtë: “Lushkja duhet të luajë më i avancuar ka dhe kontroll topi, ndërhyrje në zonën e kundërshtarit. Mazrekaj luan në krah, e kërkon topin në pozicion dhe di të shërbejë shumë mirë. Unë Mentorin e kam pasur edhe te Prishtina që kemi qenë së bashku dhe e njoh shumë mirë. Unë kam objektivat e mia personale që i bashkangjis objektivat e klubit”.

Tani zona europiane është e mundshme dhe Josa insiston aty, pa hequr sytë nga kreu: “Për të përmirësuar skuadrën unë kam syninimin tim. Unë dua që ta përgatis skuadrën sa më mirë dhe për ta fituar ndeshjen e radhës”, përfundoi tekniku I kurbinasve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI