Flash

Kulistat e betejës në PD/ Basha fillon kundërsulmin kundër Berishës

Lapsi.al 7 November 2021
Kulistat e betejës në PD/ Basha fillon kundërsulmin kundër
Gjuha e Lulzim Bashës kundër Berishës po përshkallëzohet ndjeshëm në përpjestim të drejtë me përkrahjen që lideri historik i PD-së po merr brenda strukturave të PD-së. Kryetari i Partisë Demokratike që deri më tani nuk ka arritur të mbledhë asnjë forum më të madh përpos kryesisë, fillimisht kur e shpalli non grata e ngriti në qiell Berishën për meritat që ka pasur për vendin dhe partinë. Pastaj ai filloi të flasë për llum pa ia përmendur merin ish kryetarit dhe duke përjashtuar me justifikme anësore mbështetësit e tij. Megjithatë në parlament vazhdoi të thoshte se nuk i heq asnjë presje lavdërimeve për pararadhësin. Lexo me tej:

Andi Bushati: Berisha nuk vdes pa rrëzuar dhe Ramën

U deshën disa kohë që ai të përdorte fjalën bunker, duke u sinkronizuar me të gjithë ata që argumentonin jo pa bazë se "foltorja" ishte shpikur për hallet personale të doktorit. Por edhe në këtë fazë ai nuk guxoi ta përmendte Berishën me emër. Vetëm tani së fundi, Kur mbledhja e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor është bërë fakt, kur Berishës po i bashkohen edhe organizatat e të rinjve dhe të grave, Basha po e kupton se nuk fshihet dot pas gishtit. Këtë fundjavë Basha organizoi një konferencë shtypi ku u justifikua duke thënë se ai nuk organizon mitingje sepse nuk do ta vërë Berishën në pozita inferiore:‘Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë, se kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti" tha ai. Ndërsa sot shkoi edhe pak më larg e shpalli babain politik të vdekur politikisht duke i vënë mos hezituar ti vërë konceptit të bunkerit edhe emrin konkret: “Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës" tha ai pas mbledhjes së kryesisë.  Por ky tirimërimi beftë i Bashës, ndonëse mbështetet nga zyrtarët e selisë së PD-së, nda ndonjë deputet që ka emëruar vetë dhe nga ambasada e SHBA-së që lobon në televizione për të zhdukur politikanin "non grata" nga ekranet, ka një problem real.

Andi Bushati: Mallkimi i politikanëve që u thonë “yes” ndërkombëtarëve

Nëse Berisha është i dobët dhe po lëviz për interesa personale, pse po mbush sallat me pëdëistë anekënd vendit? Si ka mundësi që atij i bashkohet "en bloc" edhe forumi rinor i PD-së? Natyrisht që ky masivizim shkon përtej personales. Dhe nëse Basha vërtet beson se ka ende shumicën në parti, atj i mbetet vetëm një rrugë: ta provojë atë me votë. Ai mund të dali nga zyra ku mbledh kryesinë dhe s'ka pse merakoset fare se po e turpëron Berishën ngaqë mbledh më shumë njerëz. Sepse në PD nuk është më kohë e deklaratave, por realiteti i numrave.   ©LAPSI.al
 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI