Flash

"Vlahovic e rrahën gjithë ndeshjen": Fiorentina, shpërthen kundër arbitrit: "Ajo penallti e padhënë..."

Lapsi.al 7 November 2021
"Vlahovic e rrahën gjithë ndeshjen": Fiorentina,

Humbja në Torino ndaj Juventusit nuk i kalon poshtë Daniele Prades, drejtuesit të Fiorentinës, i cili kapet mbi të gjitha me gjyqtarin Sozza për penalltinë e mos akorduar për prekjen me dorë të Danilos në fundin e pjesës së parë: “Kur u ripa episodi, isha i bindur se gjyqtari do të jepte penallti, por nuk shkoi ashtu - tha ai - Penalltia mund të jepej, faulli me dorë është, por arbitri vendosi për veprimin e pavullnetshëm".

Madje edhe menaxhimi i kartonëve të verdhë dhe faulleve, veçanërisht ato që ka pësuar Vlahovic, nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesit Viola: “Është e pabesueshme se morëm dy kartonë të verdhë në gjysmë fushën e Juves. Quarta bëri një ndeshje të nivelit të lartë, ai po bëhet gjithnjë e më vendimtar për ne. Kundër Milanit do të jemi të detyruar të paraqitemi pa dy qendërmbrojtësit. Në fund puna jonë do të shpërblehet, do të dalim nga kjo situatë sepse luajmë mirë futboll. Vlahoviç? Bëri ndeshjen që duhet të bënte, me vuajtje dhe sakrifica të mëdha. Ai u rrah nga fillimi në fund, por është pjesë e lojës së futbollit".

Në fund, për paraqitjen e mirë të Fiorentinës: “Ishim zotër të fushës, më pas kartoni i kuq na vuri në vështirësi siç është normale. Në atë moment u shfaq Juventusi, por përveç traversës së Chiesa nuk është se vuajtëm. Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer, urime djemve dhe trajnerit. Por ne shkojmë në shtëpi me zero pikë dhe me një vuajtje të madhe, ka shumë keqardhje dhe pikëllim të madh për të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI